Lajmet e fundit

Kandidati i pavarur për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari para se të shkojë për të votuar ka bërë homazhe.
Ai tregoi edhe arsyen e këtij veprimi, përcjell Klankosova.tv.
"Bëmë homazhe para se të shkojmë tek kutitë e votimit. Arsyeja është se fal këtyre dëshmorëve ne sot jetojmë të lirë, punojmë, krenohemi që kem shtetin tonë, ne sot duhet ta nderojmë e respektojmë të kaluarën tonë, që t'i tregojmë gjeneratave të reja që në çdo ditë duhet ta respektojmë të kaluarën", tha ai.
Tutje, ai bëri të ditur se pas homazheve do të niset për të votuar në shkollës fillore "Ilir Lushtaku" në Prekaz të Poshtëm.