Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka thënë se prioritet i Qeverisë është lufta kundër drogës.
Këto komente ai i ka bërë në Austri, në konferencën "Luftimi i trafikimit ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe armëve me fokus të veçantë në Aeroporte".
Në këtë konferencë ministri Gashi para të pranishmëve paraqiti sfidat e Kosovës sa i përket trafikimit të drogave duke vënë në pah se transporti i drogës përmes rrugës së Ballkanit është reduktuar dukshëm, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, ministri Gashi tha se pavarësisht kësaj "Rruga Ballkanike" mbetet sfidë serioze për autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duhet kushtuar kujdes për të parandaluar dhe luftuar trafikimin ndërkufitar të drogës.
Projekti "Luftimi i trafikimit ndërkombëtar i lëndëve narkotike dhe armëve me fokus të veçantë në Aeroporte" është financuar nga Bashkimi Europian dhe implementohet nga Austria me shtetet partnere si: Republika e Kosovës edhe Republika e Çekisë.
Në kuadër të këtij projekti gjatë 18 muajve janë arrestuar 131 persona dhe të konfiskohen 2 ton të lëndëve narkotike nëpër aeroporte.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.