Lajmet e fundit

Valon Behrami ka thënë se nuk ndjen ndonjë presion për përballjen që Zvicra do ta ketë me Shqipërinë.
Mesfushori i Zvicrës nuk zgjedh diplomacinë, ai mendon për sfidën e parë të Europianit kundër Kuqezinjve.
Në një konferencë të përbashkët me trajnerin Vladimir Petkoviq, Behrami është shfaqur i qetë dhe në humor, ndoshta edhe për faktin se ai kuotohet titullar për 90 minutëshin e 11 qershorit.
“Ndeshjet miqësore shërbejnë për të përgatitur sa më mirë sfidën e parë kundër Shqipërisë. Duhet të jemi gati psikologjikisht për sfidën ndaj Shqipërisë. Kemi shumë nevojë për të menaxhuar presionin dhe tashmë jemi në fundin e përgatitjeve pasi nuk ka më kohë për të ndryshuar rrënjësisht.”
Behrami është një nga lojtarët më të vjetër të gardës së shqiptarëve me Kombëtaren e Zvicrës. Ai numëron 63 ndeshje me fanellën e skuadrës helvete dhe dy gola të shënuar.