Lajmet e fundit

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim zëvendëspresidentin e ALDE (Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën), Henrik Bach Mortensen.
Ministri Pacolli në cilësinë edhe të Presidentit të AKR-së e cila është anëtare e ALDE-së, me këtë rast ka falënderuar zëvendëspresidentin Mortensen për përkrahjen e vazhdueshme që të gjithë euro-deputetët e ALDE-së kanë votuar pro-liberalizimit të vizave për Kosovën por edhe për mbështetjen e kamotshme që ALDE ka dhënë në proceset më të rëndësishme për vendin tonë, njofton Klan Kosova.
Pacolli gjithashtu e njoftoj për proceset në Kosovë si dhe agjendën euro-integruese të Kosovës dhe hapat që diplomaci kosovare po bënë dita-ditës.
Nga ana tjetër zëvendëspresidenti i ALDE, Bach Mortensen ka falënderuar Presidentin e AKR-së, njëherit zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin për pritjen dhe bashkëpunimin e ngushtë që AKR mban si anëtare e ALDE-së për fuqizimin e shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Pacolli edhe njëherë ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përkrahjen e madhe që ALDE ka dhënë dhe po vazhdon të japë për Kosovën, në të gjitha aspektet, duke e quajtur atë si zëri më i fuqishëm i Kosovës në Parlamentin Europian.
Kujtojmë që ALDE përbëhet nga 60 parti anëtare dhe mijëra anëtarë individualë nga vendet anembanë Europës.