Pas lajmit se ka ndërruar jetë veprimtari i çështjes kombëtare dhe i burgosuri politik, Adem Demaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i ka shprehur ngushëllime familjes Demaçi.
“Baca Adem prehu në paqe. Ngushëllimet e mia familjes Demaçi dhe popullit të Kosovës. Zoti të shpërbleftë me xhenet”, ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook.
Demaçi ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare pas një sëmundje të rëndë nga e cila po vuante.
Ai ka qenë i burgosur politik për 28 vjet gjatë jetës së tij dhe më pas ka qenë i njohur si “Mandela i Ballkanit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.