Lajmet e fundit

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, janë graduar 71 zyrtarë policorë në gradën rreshter.
Siç bën të ditur policia, në këtë numër të zyrtarëve të graduar janë gjithsej 62 zyrtarë policorë meshkuj dhe 9 femra.
Në ceremoninë e gradimit morën pjesë stafi i lartë drejtues i Policisë së Kosovës në krye me Drejtorin e Përgjithshëm zShpend Maxhuni dhe përfaqësues të lartë nga Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Klan Kosova.