Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi, gjatë së martës në një paraqitje për medie, bëri me dije se është arritur finalizimi i Kodit të Procedurës Penale.
Me ndryshimet e këtij kodi, zyrtarët e profilit të lartë do të suspendohen nga puna, prej momentit kur do të iu ngritet aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo diçka të ngjashme.
"Qëllimi i këtij propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimi i mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të pavarur," tha ministri Selimi.
Megjithatë kjo nuk është arma e vetme e ministrisë së Drejtësisë për ta luftuar korrupsionin, me anë të këtij Draft-Kodit të Procedurës Penale do të bëhet e mundshme edhe konfiskimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme.
Përveç këtyre, ndryshimet janë bërë edhe sa i përket hetimit dhe gjykimit në mungesë për veprat penale të krimeve të luftës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.