Lajmet e fundit

Ky është momenti kur Briana Jungwirth ia dorëzoi beben Freddie Reign tek ish-i i saj Louis Tomlinson në një parking veturash.
Kjo u vlerësua si një mënyrë mjaft moderne e shfaqjes së prindërimit, kur ish të dashurit bënë një shkëmbim të shkurtër në mënyrë që babai i ri Louis të mund të kalonte kohë cilësore me djalin e tij pesë muajsh.
Bëhet e ditur se këngëtari i One Direction i kaloi 90 minuta me të birin në Calabasas të Los Angeles, para se ta dorëzonte përmes ulëses së veturës tek nëna e tij, dizajnerja 23 vjeçare.
Edhe pse Louis ka bërë përpjekje të fortë që të gjente kohë për të birin e tij, kjo është hera e parë që ai është parë me Brianën që nga muaji janar, kur ajo e solli në jetë të voglin Freddie, transmeton Klan Kosova.