Lajmet e fundit

Modelja 26 vjeçare Behati Prinsloo, kohën e fundit është hapur në lidhje me marrëdhëniet me bashkëshortin e saj Adam Levine.
“Unë kam kërkuar gjithmonë një familje që kur isha vajzë e vogël, një familje të madhe...Unë vet isha fëmijë, por kërkoja 10 fëmijë”, tha Behati për të pasur fëmijë gjatë një interviste me Diana Madison, transmeton Klan Kosova.
Kur u pyet se si funksionon lidhja e saj në distancë të gjatë, Behati tha: “Ne shihemi çdo ditë në FaceTime...kjo është një gjë e madhe, mendoj se e ka ndihmuar të gjithë në botë”.