Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, uron Violetta Berishën për betimin si Kryetare e Bashkisë së Fairview, New Jersey.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i pari i shtetit shqiptar shprehet se ky është një moment historik jo vetëm për Berishën, por edhe për komunitetin shqiptar në ShBA.
“Suksesi i saj si gruaja e parë shqiptare që merr një detyrë të tillë është një model frymëzimi dhe krenarie”, u shpreh mes tjerash presidenti Begaj.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.