Lajmet e fundit

Futbollisti David Beckham, nuk ka hezituar kurrë te tregojë dashurinë për familjen e tij.
Por me ardhjen në jetë të vajzës së tij, Harper, tashmë katër vjeçe, ai pothuajse çdo ditë poston foto me mbishkrime se sa shumë e do engjëllin e tij.
Kështu bëri edhe dje, me rastin e ditëlindjes së Harper, transmeton Klan Kosova.
Ai në fund të ditës, e ka postuar një foto duke e puthur vajzën e tij në shpatulla.
“Ëndërra të bukura katër vjeçarja ime… Mendojë që Harper e ka pasur një ditë shumë të bukur me shoqet e saj të vogëla… Natën e mirë zonjusha e vogël”, ka shkruar Beckham.