Lajmet e fundit

Të mërkurën, në ditën e baballarëve, ai e kaloi me të birin, Romeon, ndërsa një ditë më pas, David Beckham u rikthye në Wimbledon me një anëtare tjetër të familjes.
Ish lojtari i Real Madrid dhe Manchester United, të enjten e kaloi me të ëmën e tij në All England Club, ku të ulur në pjesën VIP e shikuan ndeshjen mes spanjolles Garbine Muguruza dhe polakes Agnieszka Radwanska.
Babai i katër fëmijëve dukej energjik në një kostum me ngjyrë të mbyllur, ndërsa ishte i rrethuar nga futbollistet e përfaqësueses angleze, që përfunduan të tretat në Kupën e Botës, ndërsa nuk ngurruan t'i kërkojnë atij të bëjnë selfie.