Lajmet e fundit
David Beckham ka folur fjalë të mëdha për legjendën e Barcelonës, Xavi Hernandez i cili ka vendosur që të largohet nga klubi katalonas.

Ai sonte e zhvillon ndeshjen e tij të fundit, në finalen e Champions League, që Barcelona do të përballet me Juventusin.
Beckham që është përballur me Xavin gjatë katër viteve që kaloi të Real Madrid, ka postuar në Instagram duke shprehur admirimin për mesfushorin spanjoll.
“24 vite, 24 Trofe përfshirë Kupën e Botës. I dashur për qytetin e tij, i dashur për vendin dhe për botën e futbollit. Ishte nder i madh të luaja përball një lojtari me aftësi si ai. Ai ishte zotëri si në fushë si jashtë saj. Do të na mungosh” ka thënë Beckham.