Lajmet e fundit

Ish futbollisti David Beckham, ka postuar një fotografi të para shumë vjetësh së bashku me një vajzë të vogël.
Këtë gjë ai e ka bërë për nder të kësaj vajze që ka vjet që ka lufutar kundër kancerit, por tashmë ka ndërruar jetë, transmeton Klan Kosova.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa e mrekullueshme ka qenë kjo vajzë e vogël përgjatë gjithë këtyre vjetëve…”.
“E kam takuar Kristyn në vitin 2002 kur është bërë tifoze dhe fatsjellësja ime në lojën kundër Greqisë”.
“Ne gjithashtu takuam mbretëreshën bashkë në Manchester, kështu që lirisht mund të themi që kemi kaluar moment të mrekullueshme gjatë këtyre viteve”.
“Ishte vërtetë shumë inspiruese ta takosh një vajzë kaq të guximshme dhe me shumë vullnet për t’i ndihmuar të tjerëve”.
“Dashuria dhe mendimet e mija shkojnë për prindërit dhe motrat e Kristyt”.
“Zemra dhe dashuria do të jenë gjithmonë me Kristyn që më ka të jem pjesë e vogël e botës së saj”.