Lajmet e fundit

Të hënën motra e tij Joanne zbuloi se e kishte mirëpritur në këtë botë vajzën me të dashurin Kris Donnelly. Dhe David Beckham nuk harxhoi aspak kohë për ta vizituar atë dhe anëtaren më të re të familjes, ku edhe e dokumentoi takimin e tij të parë me beben Peggy.
42-vjeçari u shfaq i lumtur dhe krenar me të porsalindurën kur po e mbante në duar dhe pozonte për fotografi që u postuan në Instagram.
Ai po ashtu tregoi se si dhuratë të parë ia kishte blerë një arushë ngjyrë rozë.


