Lajmet e fundit

David Beckham është baba i katër fëmijëve, andaj nuk është befasi që u lumturua kur familjes së tij iu shtua edhe një vogëlush.
Por kësaj radhe, ai nuk u bë baba, por u bë dajë.
Motra e tij, Joanne, u bë nënë e një vajze të cilës ia la emrin Peggy.
Ajo publikoi një fotografi të vëllait së saj duke e mbajtur në dorë bijën e saj të porsalindur, dhe madje i vuri një mbishkrim mahitës:
“Daja Dave m’i ka kopjuar flokët”.