Lajmet e fundit

Në një intervistë për të përditshmen italiane "La Republika" biznesmeni italian dhe pronari i Agon Channel, Francesco Beccheti ka komentuar për akuzat për pastrim parash në Shqipëri.
"Po tani çfarë do të ndodhë me Becchettin, do përfundojë në një burg shqiptar". Kështu e nis shkrimin gazeta dhe menjëherë pas kësaj pyetje vjen qëndrimi i biznesmenit që thotë se po sulmohet politikisht duke e vënë gishtin te kryeministri Edi Rama.
La Republica nuk nguron ta quajë atë si burri që themeloi televizionin e parë të përqendruar në periferi të Tiranës dhe se tani përballet me një urdhërarrest ndërkombëtar lëshuar nga Gjykata.