Lajmet e fundit

Fotografja Sujata Setia nga Londra ka publikuar disa nga kujtimet më të mira që kishe me qenin e saj, Mustang.
Setia ka thënë se ka pasur një lidhje tejet të veçantë me qenin e saj, e që shpesh e kishte përfshirë në punën e saj. Ajo ka realizuar disa fotografi të fëmijëve me qenin Mustang. E kur qeni kishte shkuar nga kjo jetë, një përjetim i tillë ishte mjaft i vështirë për Sujatan. Megjithatë ajo ka vendosur që të kthej mërzinë në diçka pozitive.
Kështu ajo ka vendosur që të realizojë disa fotografi të fëmijëve të ndryshëm me kafshë të ndryshme, duke na treguar një miqësi të pastër në mes tyre.










