Lajmet e fundit

E mbani mend videon virale ku Kim Kardashian fliste shqip duke falenderuar djalin që i kishte bërë makeup-in? “Sa bukur Mario, marshallah shumë bukur!” – u shpërnda në masë nga shqiptarët duke treguar edhe një herë se artisti i makeup-it, Mario, i cili zbukuronte vajzat e klanit Kardashian por jo vetëm, nuk harronte të përmendte origjinën e tij shqiptare.
Këtë herë është edhe më bukur pasi dy shqiptarë janë bërë bashkë për një punë shumë të mirë. Bebe Rexha, këngëtarja me origjinë shqiptare, ka pranuar që të marrë pjesë në një event të artistit të makeup-it, Marios, shkruan blitz.al. Kjo e fundit ka publikuar fotografi dhe video në Snapchat duke e lavdëruar pa masë punën e Marios.