Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, ka deklaruar se është e dashuruar marrëzisht ndaj të dashurit të saj të ri, Keyan Safyari.
Rexha ka thënë se edhe familjes së saj i pëlqen ky djalë të jetë në krahun e saj.
"Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ai është një njeri i mirë dhe i veçantë. Ai përkujdese për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëjë. Famila ime e do atë", ka thënë ajo për Entertainment Tonight.
Rexha ka shtuar se ai është i thjesht, i sinqeritet dhe i mahnitshëm, duke shtuar se Safyari atë e bën të lumtur.
31 vjeçarja ka publikuar dje këngën e saj më të re "Baby, I'm Jealous" në bashkëpunim me Doja Cat.
https://www.youtube.com/watch?v=PznMpRASjAg&feature=emb_title
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.