Lajmet e fundit

Louis Tomlinson dhe Bebe Rexha shkëlqyen në skenën e “Teen Choice Awards 2017”.
Artistët performuan këngën e tyre të re “Back to You” në këtë ngjarje e cila u mbajt në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Kjo ishte performanca e parë e Louis si solo artist.
Bebe ishte e veshur në të kuqe ndërkaq Louis kishte të veshur një bluzë të bardhë të kombinuar me pantallona të kaltër.
Louis, nga kjo ngjarje, mori me vete çmimin “Choice Music Collaboration” për këngën “Just Hold On” me Steve Aoki.