Lajmet e fundit

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka shënaur një sukses të ri në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e një projekti të rëndësishëm të muzikës amerikane.
Së fundmi, ajo është ftuar për bashkëpunim nga i famshmi David Guetta, për këngën "Hey Mama".
Pos këtyre dyve, në këtë prodhim shfaqen edhe Nicki Minaj e Afrojack.
Rexha është një këngëtare e re amerikane, e lindur më 1989 në New York, nga prindër me prejardhje shqiptare.
Hiti që e bëri atë të njohur është “Take Me Home”.
Rexha njihet edhe si tekstshkuese, dhe për këtë talent të saj ajo e ka fituar çmimin “Best Teen Songëriter” duke i mundësuar kështu të njihet me shumë këngëtar të famshëm .
Për ata që nuk e dinë, amerikano-shqiptarja ka bashkshkruar edhe tekstin e këngës së famshme të Eminem dhe Rihanna “The Monster”.