Lajmet e fundit

Përdorimi i një teknike të fekondimit artificial në të cilën përdoren AND nga tre persona të ndryshëm në mënyrë që të krijohet një bebe, është një hap më afër realizimit, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Shkencëtarë nga Universiteti Newcastle, janë duke u munduar që të ndihmojnë femrat të cilat mund të bartin sëmundje gjenetike tek fëmijët e tyre.
Mbretëria e Bashkuar ka miratuar ligjet për aprovimin e kësaj teknike, që përfshinë përdorimin e AND-së nga një grua e dytë, vitin e kaluar, duke u shndërruar në shtetin e parë që ka lejuar këtë procedurë.
Studimi i bërë, tregon që ky lloj i fekondimit rezulton me shtatzëni normale.
Procesi i njohur si “transfer para-nuklear i hershëm” përfshinë largimin e materialit bazë gjenetik të prindërve nga embrioni, pak orë pas fekondimit, duke lënë mbrapa mitokondrien me të meta të gruas në fjalë.
AND-ja e prindërve, e cila përmban të gjitha gjenet bazë përgjegjëse për karakterin dhe pamjen e fëmijës, transferohet tek embrioni i gruas së dytë, që është dhuruese në këtë rast, i cili ka nukleusin e larguar dhe mitokondrie të shëndetshme.
Studimi i zhvilluar me 500 vezë nga 64 dhuruese, ka gjetur që kjo procedurë e re nuk ndikon negativisht ne zhvillimin e embrionit, mirëpo ulë në masë të konsiderueshme bartjen e problemeve gjenetike nga mitokondrie me të meta.