Lajmet e fundit

Bashkëpunimi në mes të Flori Mumajesit dhe Ledri Vulës, që në youtube tashmë ka mbi tre milionë shikime, ndez atmosferën edhe në klubet e natës, madje tashmë ajo këndohet edhe përmendësh nga fansat e të dy artistëve, njofton Klan Kosova.
Projekti muzikor “Beautiful”, mbrëmë është kënduar nga Flori në njërin ndër klubet më të mëdha në Prishtinë.
“Zone” ishte e stërmbushur me njerëz që ishin aty për të dëgjuar Florin dhe Klajdin.
Kënga më e re që solli një mesazh të fortë në publik, është mirëpritur jashtëzakonisht shumë.
Këtë e dëshmoi edhe këngëtari nga Shqipëria, i cili publikoi një video në llogarinë e tij në Instagram, ku i tërë publiku dëgjohet teksa e këndon këtë këngë.
https://www.instagram.com/p/BIC9u6oDu2D/?taken-by=iamflorimumajesi&hl=en