The Beatles llogariten si bendi më i madh dhe me më së shumti influencë me 600 milion incizime të shitura.
Por në realitet ata ishin vetëm një grup mesatar që bëri shumë pak për ta ndryshuar peizazhin muzikor.
Kjo vjen nga një studim i disa top shkencëtarëve që madje e kanë krijuar një diagram të çuditshëm për ta vërtetuar këtë pohim, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Profesori Armand Leroi thotë që ky bend ka bërë shumë pak për ta ndryshuar muzikën. Të gjeturat e tij nuk vijnë nga prapavija muzikore por nga biologjia evolucionare. Ky akademik nga kolegji mbretëror i Londrës, përdori algoritma kompjuterikë për ta dëshmuar këtë gjë.
Përmes analizimit të këngëve të bendeve më të mëdha, prej viteve 1960 e deri më 2010, ai arriti ta zbulojë se si këto bende kanë devijuar nga norma muzikore. Pasi që i mblodhi të dhënat, ai përfundoi se ata nuk janë edhe aq të rëndësishëm sa i përket aspektit muzikor.
Jo befasisht, ky sugjerim heretik ka ngjallur inatin e adhuruesve të Beatles. Një nga ta ishte edhe eksperti muzikor Paul Gambaccini.
Ai i quajti absurde këto pohime të Leroit duke i përmendur “kundërpërgjigjet audiale” dhe shiritat e ndërthurura si disa nga zbulimet dhe risitë që Beatles i kanë sjellë botës së muzikës.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.