Paraqitje fantastike ka treguar të premten në garën kualifikuese për Pole Position piloti i akademisë së Ferrarit, Oliver Bearman.
Ai luftoi fortë dhe në tentimin e fundit e arriti kohën më të shpejtë në shtegun e Bakus për të fituar pozitën e parë startuese përcjell klankosova.tv.
Bearman e vendosi kohën prej 1 minutë 52 sekonda e 6 të qindtat duke lënë pas vetes Enzo Fittipaldin dhe Theo Pourchaire.
Përndryshe ky është pole position i parë për të në Baku.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.