Piloti i ekipit Prema Racing, Oliver Bearman ka arritur që të dalë triumfues në garën Sprint në Baku në kategorinë Formula 2.
Ai e arriti këtë dy xhiro para fundit shkaku i tollovisë që u krijua në shteg, përcjell KlanKosova.tv.
Kjo pasi lideri i garës Denis Hauger u përplas në muret mbrojtëse dhe të njëjtën gjë e bëri edhe ndjekësi i tij francezi, Victor Martins.
Prandaj Bearman u fut në tejkalim për pozitën e parë dhe me sukses e kaloi kolegun e ekipit Fredrik Vesti për të dalë triumfues.
Ndryshe për Bearmanin që është pjesë e akademisë së Ferrarit kjo është fitorja e tij e parë në Formula 2.
I treti përfundoi Jack Crawford.
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.