Piloti britanik i ekipit Prema Racing ka qenë fantastik në garën Feature për shpërblimin e madh të Spanjës në Formula 2.
Ai kështu e arriti fitoren e tretë këtë sezon në këtë kategori të formulave përcjell klankosova.tv.
Në pozitën dytë përfundoi braziliani Enzo Fitipaldi me ekipin Rodin Carlin.
Kurse top treshen e kompletoi francezi Victor Martins me ekipin Art Grand Prix.
Me këtë fitore në renditjen e përgjithshme Bearman është ngjitur në vendin e katërt me 70 pikë.
Lider i kampionatit tash është Fredrik Vesti me 110 pikë i ndjekur nga Theo Purchaire me 99.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.