Lajmet e fundit

Më 23 nëntor, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, do të shkojë në Beograd për të qenë pjesë e takimit të ministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s.
Hasani bëri të ditur se atje do të shkojë me një kërkesë, ku sipas saj, atje Kosova të mos prezantohet më nga UNMIK-u.
Megjithatë, në një përgjigje dhënë për Klan Kosova nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, thuhet se BE inkurajon bashkëpunimin në Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar që çdo çështje të trajtohet sipas marrëveshjeve dhe të adresohet nëpërmjet Sekretariatit të CEFTA-s.
''Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë gjithashtu një parakusht për cilindo që adhuron BE-në dhe ne konsiderojmë se çdo mosmarrëveshje midis fqinjëve duhet të trajtohet përmes një dialogu''.
''Ne inkurajojmë palët që të adresojnë çdo çështje mbi rregullat e CEFTA-s dhe zbatimin e tyre nëpërmjet Sekretariatit të CEFTA-s '' thuhet tutje në deklarimin e zyrës së BE-së në Kosovë, njofton Klan Kosova.
Tutje BE në Kosovë, po e sheh pozitive bashkëpunimin e Kosovës me vendet fqinje, duke përshëndetur kështu marrëveshjen për tregti të lirë e arritur në Samitin e Ballkanit Perëndimor në korrik të 2017-të.