Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ka rifilluar misionin e tij civil për të monitoruar pikën kufitare midis Gazës dhe Egjiptit në Rafah, një pikë kyçe hyrëse dhe dalëse për territorin palestinez.
Kështu tha të premten shefja e politikës së jashtme të bllokut, Kaja Kallas.
Ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se palestinezët e parë - civilë të plagosur dhe luftëtarë militantë - do të hynin në Egjipt të shtunën përmes vendkalimit Rafah, i cili është mbyllur për trafikun njerëzor që nga maji i kaluar, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.