Lajmet e fundit

Nëse bombardimet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, BE-ja vlerëson se pesë milionë refugjatë mund të kalojnë kufirin.
Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, tha se 1.5 milion refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina brenda një jave.
Ai paralajmëroi për një "problem të madh" në kufirin lindor të Evropës, duke bërë thirrje për më shumë burime për të ndihmuar në menaxhimin e krizës.
Mbretëria e Bashkuar është vënë nën kritika sot pasi doli se vetëm 50 viza u janë lëshuar deri më tani ukrainasve që duan të shkojnë në Britani.
Bëhet fjalë për rreth 1% e 5535 personave që kanë aplikuar në 48 orët e para që nga hapja e skemës, transmeton Klankosova.tv.