Lajmet e fundit

Bashkimi Europian, përmes projektit të IPA-s, e ka pajisur gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Drenas, me kabinet informativ.
Projekti i BE-së që ka dërguar dhjetëra kompjuterë në gjimnazin e kësaj komunës, është bashkëfinancuar edhe nga Ministria e Arsimit.
Drejtori i shkollës Valdet Istogu, ka falënderuar BE-në, IPA-në, MASHT-in dhe Drejtorinë e Arsimit në Komunë, që kanë përkrahur këtë projekt dhe ka vlerësuar se salla e teknologjisë së informacionit do të ndihmojë nxënësit të praktikojnë dhe mësojnë me standarde të bashkëmoshatarëve të tyre evropian, thuhet në njoftimin zyrtar të kësaj komune.