Lajmet e fundit

Zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq ka thënë se Bashkimi Evropian, si ndërmjetës, nuk komenton për pozitën individuale të palëve në dialog.
Kështu ajo i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve rreth Platformës së Dialogut e miratuar të enjten në Kuvendin e Kosovës.
Ajo mes tjerash ka thënë se vetëm nëpërmjet negociatave mund të arrihet marrëveshja përfundimtare mes të dyja vendeve, transmeton Klan Kosova.
Platforma bashkë me Ligjin e Dialogut është miratuar në seancën e djeshme të Kuvendit të Kosovës./klankosova.tv/.