Lajmet e fundit

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk do të ndryshojë kushtet sa i përket liberalizimit të vizave ngase sipas tij ato janë të qarta.
Ai ka kërkuar nga institucionet që kushtet e mbetura të përmbushen.
“Ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor ku vizat janë të domosdoshme për të hyrë në zonën e Schengenit dhe në mënyrë që të largojmë këtë, Qeveria e Kosovës duhet të plotësoj kushtet që janë përcaktuar”.
“Ashtu sikurse Mali i Zi nuk dëshiron të ndryshoj demarkimin, ashtu edhe BE nuk tërhiqet nga kushti i saj. Shteti juaj është e mundshme që të bëjë një gjë të tillë. Sa më shpejt që bëhet kjo puna aq më mirë”.
Këto komente ai i bëri në konferencën për prezantimin e projektit “Fuqizimi i autoritetit qeveritar për migrim”të organizuar nga ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Klan Kosova.