Lajmet e fundit

Shtetet e Bashkimit Europian, janë dakorduar për një plan emergjent për vendosjen e rreth 160 mijë refugjatëve që tashti gjenden në të gjitha këto shtete.
Alarmi nga këto shtet ka ardhur pas vdekjes së fëmijës sirian në ujërat turke, pasi ishin duke ikur në ndonjë vend më të sigurt.
Gazeta britanike “Daily Mail”, shkruan se liderët europian janë dakorduar që refugjatët që janë në Greqi, Itali dhe Hungari të transportohen në vende tjera të BE-së, bazuar në numrin e popullsisë dhe zhvillimit ekonomik.
Në Gjermani do të dërgohen 35 mijë, në Francë 26 mijë, Spanjë 16 mijë, ndërsa në Kroaci 3 mijë e 200, transmeton Klan Kosova.
Sipas të dhënave të Bashkimit Evropian, në Hungari tashti ndodhen 54 mijë refugjatë, në Itali 39 mijë dhe 66 mijë e 400 në Greqi.