Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ka refuzuar kërkesën e kryeministrit të Izraelit, Benjmain Netanyahu, për ta njohur Jeursalemin si kryeqytet të këtij shteti.
Shefja e lartë për politikë të jashtme, Federica Mogherini ka thënë se ka një koncenzus nga vendet e BE-së, që Jerusalemi nuk duhet të jetë kryeqytet vetëm i Izraelit, por po ashtu edhe shtetit të Palestinës, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Mogherini ka bërë të qartë se BE nuk do të ndjek veprimin e presidentit amerikan, Donald Trump.
“Mënyra e vetme për zgjidhjen reale të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës është, dy shtete ku kryeqytet do të jetë Jerusalemi, pra edhe i Izraelit edhe i Palestinës”, ka thënë Mogherini.
“BE dhe vendet anëtare do të vazhdojnë të respektojnë koncenzusin ndërkombëtar në Jerusalem deri në një zgjidhje përfundimtare të statusin, me negociata të drejtpërdrejta mes dy palëve”, ka thënë ajo.