Lajmet e fundit

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar lidhur me procesin e përzgjedhjes dhe emërimit të noterëve të rinj të Kosovës.
“Iu bëjmë thirrje autoriteteve në largim të Kosovës të përmbahen nga emërimi i çdo noteri sepse besojmë fuqishëm që vendimi në këtë drejtim duhet t’i lihet qeverisë së re”.
“Procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të rregullt dhe të ligjshëm të noterëve është thelbësor për të nxitur besimin që shoqëria i jep individëve që luajnë këtë rol të përgjegjshëm. Për rrjedhojë, ky proces duhet të jetë i lirë nga çdo pretendim për parregullsi, qofshin ato pretendime të vërteta apo të perceptuara”, thuhet në reagimin e kësaj zyreje, transmeton Klan Kosova.