Lajmet e fundit
Shefja e delegacionit kosovar në bisedimet e Brukselit, siç raportojnë mediet në Beograd, është kritikuar për deklaratat në lidhje me kodin telefonik. Kjo u bë pas ankesave të Serbisë.

Edita Tahirit i është tërhequr vërejtja për deklaratat në lidhje me kodin telefonik për Kosovën.
Mediet serbe raportojnë sot që asaj i është dhënë një "karton i verdhë" pasi ka thënë se Kosova do ta marrë kodin telefonik 383, për të cilin në ITU (Unioni Ndërkombëtar i telekomunikimeve) do të aplikojë Austria.
Për më tepër, gazeta Novosti raproton, ndërsa Klan Kosova transmeton, se ky karton iu dha Tahirit pas ankesave të palës serbe që po pretendon se kosovarja gënjeu kur tha se për këtë temë është arritur marrëveshja.
Por, mësohet që pos asaj, zyrtarët e BE-së u kanë kërkuar edhe përfaqësuesve të Beogradit të mos bëjnë deklarata të papërgjegjshme në lidhje me muhabetet që po mbahen në qendrën e BE-së.
Novosti shkruan se karton të verdhë për Tahirin ka thënë edhe Gjeneva, ku ndodhet selia e ITU-së, e cila ka mohuar se do të ofrojë kod të veçantë për Kosovën, pasi kjo e fundit nuk është shtet dhe nuk përmbushë kushtet formale për anëtarësim në këtë union.
Për shkak të rregullave të reja në lidhje me kominikimin me mediet, përfaqësuesit e Kosovës dhe të Serbisë nuk janë deklaruar dje hiq për gazetarët, sikur ishte paraparë të ndodh, pasi u fol për asociacionin e komunave serbe.
Në lidhje me këtë temë, siç raprotohet, ndërmjetësit e BE-së biseduan në takime të veçanta, me serbët dhe kosovarët./Klan Kosova.