Ambasadorët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për paketën e 11-të të sanksioneve kundër Rusisë, tha të mërkurën Presidenca suedeze e Këshillit të BE-së.
“Paketa përfshin masa që synojnë të kundërshtojnë shmangien e sanksioneve dhe listimet individuale”, thuhet në Twitter.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, mirëpriti paketën e sanksioneve, duke thënë se "do t'i japë një goditje të mëtejshme makinës së luftës së Putinit me kufizime të forta të eksportit, duke synuar entitetet që mbështesin Kremlinin".
“Mjeti ynë kundër anashkalimit do të parandalojë Rusinë që të ketë në dorë mallrat e sanksionuara”, shkroi ajo në Twitter.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.