Lajmet e fundit

Kryeministri serb Aleksandër Vuçiq ka thënë që janë të hapur për të gjitha propozimet në lidhje me dialogun, mirëpo nuk pranojnë të fajësohen për gjithçka dhe se nuk janë përgjegjës për të gjitha, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq ka thënë që BE-ja po ia mban anën Kosovës.
Tutje ai ka thënë që serbët nuk janë të zemëruar por kanë frikë dhe janë të shqetësuar për fatin e tyre.
Këto komente Vuçiq dhe Rakiq i kanë bërë gjatë pauzës në mes të takimit që po zhvillohet në Rashkë.