Lajmet e fundit

BE-ja e ka përcaktuar strategjinë për negociatat e BREXIT-it duke sugjeruar se bisedimet për marrëveshjet e tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar mund të fillojnë sapo të jetë bërë progres i mjaftueshëm në marrëveshjen e ndarjes.
Udhëzimet të lëshuara nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, argumentojnë për bisedime të ndara në disa faza, transmeton Klan Kosova.
Drafti do të dërgohet në 27 shtetet anëtare për miratim. Britania ka nisur zyrtarisht procesin e BREXIT gjatë ditës së mërkurë.
Britania ka bërë thirrje për bisedime të njëkohshme edhe për largimin nga BE-ja edhe në marrëveshjet për lidhje tregtare në të ardhmen.