Lajmet e fundit

Siç njoftoi REL-i gjatë ditës, në konkurs do të mund të aplikojnë të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore, përfshirë edhe ish-prokurorët, të cilëve iu refuzua kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve. Vendimi shënon një kthesë në një çështje që kishte mbetur pezull për gati katër vjet, por, njëkohësisht, ka nxitur kritika nga Bashkimi Evropian dhe dilema mes njohësve të drejtësisë nëse është marrë në momentin e duhur dhe nëse do ta ndihmojë apo do ta vështirësojë riintegrimin e juristëve serbë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Adriana Matoshi, deputete e zgjedhur e LVV-së, gjatë ditës së sotme, përmes një statusi në Facebook, kërkoi nga anëtarët e KGjK-së që të mos votojnë për kthimin e ish-prokurorëve serbë nëpër ish-pozitat e tyre. “Po du me besu qe s’ka shqiptar qe ja bon argatin Vuqiqit”, shkroi mes tjerash Matoshi. /Klankosova.tv@EUKosovo calls on all political entities to refrain from exerting pressure on the #KosovoJudicialCouncil and its members in their decision-making.
An independent, impartial and apolitical judiciary is fundamental to the rule of law in the ?? EU and in ?? Kosovo.#EUbyYourSide — European Union in Kosovo (@EUKosovo) July 23, 2026