Lajmet e fundit

Rreth 16 emigrantë nga Eritrea do të vendosen nga Italia në Suedi me ç`rast do të jenë refugjatët e parë të cilët do të zhvendosen sipas një plani të ri të BE-së.
Sipas këtij të fundit, afro 120 mijë refugjatë do të rishpërndahen nga Italia dhe Greqia për në vende të tjera evropiane.
Ndryshe, Italia ka kërkuar prej kohësh ndihmë nga partnerët e BE-së në përballimin e fluksit të emigrantëve.
Ndërkohë që Bashkimi Evropion miratoi të enjten një sërë masash për të trajtuar këtë çështje, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova..