Lajmet e fundit

Sot u bë hapja solemne e projektit të binjakëzimi, ‘’Mbështetje për Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës’’. Projekti është i financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga zyra e BE-së ne Kosovë. Projekti, synon zhvillimin e metodave të reja testuese, ngritjen e cilësisë dhe besueshmërisë në rezultatet laboratorike të lëshuara nga LUVK, njofton Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, përcjellë Klan Kosova.
Gjithashtu do të përfshihen zhvillimi kapaciteteve humane përmes trajnimeve të stafit, ardhjes se ekspertëve nga laboratorë referente të cilët do të zhvillojnë metoda me pajisjet laboratorike të cilat i posedon LUVK. Kjo do të rritet nivelin e mbrojtjes së shëndetit publik me anë të masave testuese dhe analizave laboratorike të ushqimit.
Valdet Gjinovci, Kryeshef Ekzekutiv i AUV-së shprehu mirëseardhjen për përfaqësuesit nga Zyra e BE-së ne Kosovë, përfaqësuesit nga shteti Gjerman. Jemi mbledhur këtu qe ne mënyrë solemne ta hapim projektin e binjakëzimit i cili do ta mbështes Laboratorin e ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë dy viteve janë përfshi një numër i madh i aktiviteteve të cilat do të mundohemi ti përmbushim sipas planit dhe dinamikës se punës. Ato do të ndikojnë direkt në rritjen e sigurisë se produkteve ushqimorë qe konsumohen nga qytetaret, sipas parimit të kujdesit dhe transparencës. Do të njihemi me standardet normat dhe metodologjinë qe përdorën ne laboratorë të shtetit implementues të projektit.
Me tej z. Gjinovci shtoj se ne kemi një përvojë të mirë me ekspertet e shtetit gjerman të cilët kanë implementur projekte ne të kaluarën dhe jemi duke i shfrytëzuar ende ato të arritura, besoj se edhe ne këtë projekt do të kemi rezultate të mira.
Znj. Angelika VIETS, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, u shpreh se njërezit shpesh thonë se ekipi fitues nuk ka nevojë të ndërrohet, kjo është e vërtetë në ketë rast, këta kanë treguar sukses duke punuar se bashku Autoriteti i Ushqimit i Kosovës më Autoritetin e Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit të Saksonisë se Ulët të Gjermanisë. Gjermania është zgjedhur në disa projekte vendi i cili do ta ndihmojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, ku të gjitha kanë dhenë rezultate. Urojë qe do të plotësohen standardet të cilat kërkohen, qe produktet e juaja të eksportohen në BE. Kosova ka potenciale për të prodhuar ushqime për popullin e vet dhe bujqësia është potencial për të punësuar njerëz.