Lajmet e fundit
Bashkimi Evropian dhe organizata Amnesty International kanë denoncuar vendimin për dënimin me vdekje të ish-presidentit egjiptian , Muhammed Morsi.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, në një deklaratë për media tha se BE-ja beson se vendimi do të rishqyrtohet pas apelit dhe ka shtuar se “BE-ja e kundërshton dënimin me vdekje në të gjitha rrethanat, pasi është mizor dhe jonjerëzor”.
Edhe organizata Amnesty Inernational e ka kritikuar ashpër këtë vendim të drejtësisë egjiptiane.
Morsi ishte në mesin e 100 të akuzuarve, që nga gjykata u dënuan me vdekje dy ditë më parë për rolin e tyre në një ikje masive nga burgu, gjatë kryengritjes së 2011-së.