Lajmet e fundit
Bashkimi Europian kërkon ndryshime rrënjësorë në prokurim publik në Kosovës.

Prokurimi publik është pika ku më fortë çalon shteti i Kosovës dhe nga ku buron korrupsioni më i madh në Kosovës, prandaj është ky sektor ku Bashkimi Europian ka kërkuar reforma rrënjësore, shkruan Zëri.
Kjo çështje është njëra nga pikat kyçe të raportit për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave që do t’i dorëzohet të premten (sot) përfaqësuesit të Bashkimit Evropian BE në Kosovë, Samuel Zbogar.
Gazeta “Zëri” nga burimet e saj, ka mësuar se BE-ja po kërkon reforma radikale në sektorin e prokurimit, madje duke përfshirë edhe ndryshime kuadrovike.
“Këtu do të jetë fokusi në muajt e ardhshëm që do të thotë, bashkë me plotësim-ndryshimin e Ligjit të Prokurimit do të kërkohen edhe ndryshime në menaxhment”.
Për atë se çfarë ka bërë Qeveria e Kosovës në përmbushjen e kritereve të paraqitura në raportin që sot do t’i dorëzohet BE-së, ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, nuk pranoi të deklarohet për detajet.