Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian ka thirrur të dërguarin e Rusisë në bllok për të protestuar kundër aneksimit të paligjshëm të rajoneve Donetsk, Kherson, Luhansk dhe Zaporizhzhia të Ukrainës.
Shërbimi diplomatik i BE-së tha se BE-ja nuk e njeh dhe nuk do ta njohë kurrë këtë aneksim të paligjshëm nga Rusia, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
“Këto vendime të Rusisë janë të pavlefshme dhe nuk mund të prodhojnë asnjë efekt juridik".
Më herët, Dhoma e Lartë e Parlamentit rus votoi për miratimin e inkorporimit të rajoneve teksa Moska nuk ka kontroll të plotë të asnjë prej zonave që tani pretendon si të sajat.
Forcat e saj kontrollojnë rreth 60% të Donetsk dhe 70% të Zaporizhzhia.
Përparimet e fundit të Ukrainës kanë shtyrë gjithashtu vijat e frontit në Luhansk - një rajon mbi të cilin forcat ruse pretenduan kontroll të plotë në korrik.