Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë tre muaj kohë që të rregullojë kontrollet e saj kufitare, në mënyrë që të lejojë shtetet e tjera të zonës Shengen që t’i ruajnë kontrollet e brendshme kufitare.
Dy javë më parë, përmes një draft raporti u konstatua që Greqia i kishte “neglizhuar rëndë” obligimet e saj për të kontrolluar kufirin e jashtëm të zonës së lirë kufitare, transmeton Klan Kosova.
Disa shtete të BE-së që janë pjesë e zonës Shengen kanë vendosur përkohësisht kontrollet bazë kufitare.