Lajmet e fundit

Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë tre muaj kohë për të rregulluar kontrollet e saj kufitare, në një lëvizje që mund të lejojë shtetet e tjera të zonës Shengen për të ruajtur kontrollet e brendshme kufitare.
Dy javë më parë, një draft raport gjeti se Greqia kishte "neglizhuar rëndë" detyrimet e saj për të kontrolluar kufirin e jashtëm të zonës së pa kufij.
Disa shtete të BE-së kanë rivendosë kontrollet kufitare në baza të përkohshme, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.
Më shumë se 850,000 emigrantë dhe refugjatë mbërritën në Greqi vitin e kaluar.