Lajmet e fundit
"Partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë ofruar reforma të konsiderueshme. Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë reforma të rëndësishme, ndërsa do të rekomandohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë"

Shefja e diplomacisë të Bashkimit Europian ka thënë që Komisioni Europian i rekomandon Këshillit të Europës hapjen e bisedimeve për përfarim me BE-në, për Shqipërinë dhe Maqedoninë, por pa harruar të përshëndesë dhe vlerësojë reformat që kanë bërë edhe Mali i Zi e Serbia.
Ajo ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë t'u qëndrojë pranë shteteve të Ballkanit Perëndimor në rrugëtimin e tyre drejt plotësimit të kushteve për të qenë pjesë e familjes së shteteve europiane, duke ofruar ndihmë në të gjitha sferat.
"Partnerët në Ballkanin Perëndimor kanë ofruar reforma të konsiderueshme. Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë reforma të rëndësishme, ndërsa do të rekomandohet hapja e bisedimeve të anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë".
"Ne do të vazhdojmë të fokusohemi në të gjitha vendet. Do të bëjmë përpjekje për fuqizimin e sundimit dhe ligjit. Të gjitha shtetet duhet të sigurohen që reformat janë duke u implemtuar në shkallën e nevojshme".
"Do të fokusohemi edhe në asistencë financiare dhe mund të themi që gjatë tre vjetëve të fundit kemi bërë punë të madhe. Nuk mund të themi që janë arritur të gjitha, por janë bërë reforma të rëndësishme për qytetarët". /klankosova.tv